“Ndjeva frikë për jetën”, Blendi Fevziu rrëfehet si kurrë më parë

Lëvizja studentore e dhjetorit 1990 solli ndryshimin e madh në Shqipëri duke shënuar edhe rënien përfundimtare të regjimit komunist. Protestat studentore të dhjetorit sollën pluralizmin politik në vendin tonë. Për të kujtuar këto protesta i ftuar në “Radarin Informativ” ishte gazetari Blendi Fevziu i cili ka rrëfyer të gjithë përjetimin e tij.

 

Fevziu ka treguar po ashtu edhe ndjesinë e frikës më të madhe që e kishte pushtuar ndonjëherë dhe ishte pikërisht ajo e policisë së asaj kohe në momentin kur sapo kishte nisur protesta studentore. Megjithatë Fevziu tha se frikën e kishte vrarë sapo kishte parë shokët e tij të kapur dorë për dorë duke protestuar.

 

“Ngela në kordonin e policisë. Ka qenë momenti i parë që e kam ndjerë frikën në qënien time. U shfaq katërshja e parë. 4 veta që ishin kapur në rreshtin e parë. Ishte Azem Hajdari, një nga Korça dhe një shoku im që ishte ne rreshtin e parë. Vura re se grupi i parë shtrëngoheshin me njëri tjetrin. Ka qenë momenti i parë. Të gjithë atë frikë kur pash shokun e klasës u zhduk frika dhe ky ishte momenti kur kam vrarë frikën.

 

U rrotullova tek ambasada Amerikane dhe u futa në turmë derisa u shpërndamë me forcë. Erdhën shumë qytetarë të Tiranës. Të gjithë hapën dyert për të pritur studentët. Ne e dinim se komunizmi kishte humbur. Edhe asnjë nuk ka nxjerr jashtë studentët që u shpërndanë me forcë.” tha Fevziu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...