Nami fare sot, Romeo Veshaj do hyjë në ‘BBV’ në vend të Donaldit, banorët do përballen me provën e fortë

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka publikuar pak minuta më parë klipin që zbulon se çfarë do të ndodhë në spektaklin e mbrëmjes së sotme.

Dhe e gjeni dot se kush do hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipër? Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit.

“Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP do të ketë një hyrje të re, të cilën publiku e ka pritur pafund. A do të kuptojnë banorët që në vend të Donaldit do të jetë Romeo?

Cilat do të jenë reagimet e tyre”, dëgjohet në klipin e publikuar nga moderatorja e njohur. Tashmë nuk dihet nëse do të jetë banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother”, apo thjesht një shaka që do u bëhet banorëve.

Donald Veshaj është konkurrenti i Big Brother VIP, i cili po sulmohet shumë në rrjet për ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix. Shumica e audiencës e gjykon Donaldin për mos respekt ndaj Borës, e cila po e priste jashtë.

Dihet se Romeo Veshaj, binjaku i tij, apo gjysma e tij, siç e quajnë ata shpesh veten, e ka mbështetur pafund Donaldin e nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe këtë herë.

Romeo është menaxhuesi i rrjetit social Instagram të Donaldit dhe sot postoi një video me shkrimin: Mos ki frikë të thuash të dua ❤️! Kujtojmë se Donaldi mori një audio surprizë nga Romeo:

‘’Gjysma ime sa më ka marrë malli, erdha vonë në shtëpi sot, se di ça po ndodh, jam bosh, s’marr dot frymë pa ty…Demi i vëllait, e di që nuk isha dakort që t’i të futeshe në ‘’BBV’’ por sot e kam kuptuar se kam qenë gabim”.

“Kam kuptuar se unë thjesht nuk doja që të jetoja dot pa ty. Sot jam i lumtur që sot prezantohem si vëllai i Donaldit dhe jo vetëm si Romeo. Dua shumë të të përqafoj, të shoh nga ekrani dhe të kam kaq pranë dhe nuk të prek dot’.

Nëse nuk do të më mërzisësh thjesht rri gjithnjë i buzëqeshur’,- tha ndër të tjera ai duke emocionuar Donaldin, konkurrentët dhe ndjekësit nga TV.

Përveç mbëshetetjes pakursim të Donaldit në BBV, Romeo nuk po lë mënjanë as projektet e tij personale. Elgit Doda duket se ka krijuar një miqësi shumë të ngushtë me Romeon dhe Donaldin.

Djemtë shpesh i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, e po ashtu Elgiti ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Donaldit në “Big Brother VIP”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...