Donaldi i jep duart përfundimisht Borës, zbulon edhe vendimin e ri që ka marrë për Beatrixin

Aktori Donald Veshaj ka konfirmuar mbrëmjen e sotme edhe një herë lidhjen e tij me Beatrixin. ‘Nuk dua të shoh më prapa, por vetëm përpara’, tha ai, ndërsa u shpreh se përpara se të lidhej me këngëtaren ishte single. “Nuk kanë qenë ditë të lehta. Ka qenë presion i madh. Nuk e prisja. E dija që gjithë kjo situatë do ishte në disfavorin tim. Nuk ndalova dhe nuk do ndaloj. Nuk dua ta gënjej veten time.

 

Unë e dija çmimin e asaj që do bëja. Më erdhi keq për Trixën. Edhe kur ka qenë Semi këtu unë thoja se jam single. Marrëdhënia jashtë, me mesazhe e letra nuk ka funksionuar. Gjërat i bëj si mendoj. Më erdhi keq për Trixën, sepse u duk sikur kjo u kap më mua në krevat, ndërkohë që unë isha i martuar. Nuk dua të shoh më prapa, por vetëm përpara”, tha Donaldi.

 

Marrëdhënia e prezantuesit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj këtë kohë ka qenë ndër më të përfolurat në mediet shqiptare. Dyshja, të cilët kanë filluar një njohje brenda shtëpisë, po vazhdojnë të kritikohen edhe jashtë programit. Megjithatë, ata tani duket se dëshirojnë ta shijojnë çdo moment dhe t’i përkushtohen njëri-tjetrit.

 

Së fundmi ka qenë Beatrix që ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë duke thënë se dëshiron ta shijojë këtë eksperiencë. “Gjithkush, secili ka bërë jetën e vet. Dikush është beqar, dikush i martuar, eksperiencat shumë bukur”.

 

“Momenti im erdhi tani, kështu që më lini të jetoj faleminderit për mirëkuptim”, kanë qenë fjalët e artistes nga Kosova. Donaldi nga ana tjetër ka qenë i përfshirë në një raport me prezantuesen Bora Zemani, për të cilin u bë një reagim edhe nga ylli i “Përputhen”. Pas kritikave në internet, ajo tha se secili ka jetën e vet dhe se është i lirë të bëjë çfarë të dojë.

 

Raporti i Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn ka qenë ndër më të komentuarit gjatë gjithë kësaj kohe. Dyshja, të cilët tani kanë filluar një njohje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, po vazhdojnë të jenë në fokus te medieve e faqeve rozë.

 

Të njëjtit kanë folur sërish për atë që po bëjnë dhe se çfarë mendojnë për afrimitetin, duke qenë se është krijuar një situatë jo edhe aq e këndshme për shkak të raportit të Donaldit me prezantuesen Bora Zemani. Sidoqoftë, aktori nga Vlora duket se i ka gjërat e qarta të paktën kështu deklaroi edhe ditën e sotme.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img