“Do të jem dëshimtar i një historie me emra të spikatur”, çfarë po paralajmëron Ardit Gjebrea

Në mesin e emrave që do të prezantojnë Festivalin e Këngës këtë vit është dhe ai i Ardit Gjebreas.

Lidhur me këtë fakt, ai është shprehur entuziast ku thotë se më shumë se sa një prezantues do të jetë dëshmitar i një historie. Krahas tij, do të prezantojnë Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

“Ky është viti i 60të për Festivalin e Këngës në Rtsh. Unë do të jem prezantues i ftuar në natën e dytë dhe do jem në skenë me: @xhemishehu_ @jonidamaliqi @isli_islami @kelvikadilli të cilët do të prezantojnë të 3 netët e Festivalit.

Më shumë se prezantues, do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut. Unë vetë, raportin me Festivalin e kam jetuar në 3 dimensione:

1. Kantautor: “Jon” “I thuaj Jo” “Eja”, 2. Kompozitor: Irma Libohova dhe Frederik Ndoci, Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, “est Side Family si dhe me Juliana Pasha deri në Eurovizion 2010, 3. Prezantues në 1996 dhe pasfestival 1997! Ishte viti i 30të kur këndova Këngën “Jon”!

Një këngë e cila ndau në mes dy epoka dhe ndan mes edhe historinë e 60 viteve. Dhe unë do jem në mes të Festivalit, në natën e dytë! Rikthehem me shumë dëshirë për të përcjellë dashuri, nostalgji dhe muzikën që na ka shoqëruar gjithë jetën.“, shkruan ai.

Disa javë më parë “Kryefjala.com” zbuloi emrat e tyre mes të cilëve Ardit Gjebrea, Bora Zemani, Jonida Maliqi, Kelvi Kadilli dhe Isli Islami. Mirëpo, e njëjta media shkruajt së fundmi se Bora është tërhequr nga moderimi i Festivit, duke mos e parë të denjë për karrierën e saj.

Kështu që në vend të Borës, u zgjodh Xhemi Shehu, që rikthehet në ekran pas dy vitesh. Festivali i RTSH-së do të mbahet më datat 27, 28 dhe 29 dhjetor. Dihet tashmë prej vitesh, që fituesi i këtij festivali përfqaqëson Shqipërinë në Eurovizion, që këtë vit do të mbahet në Itali.

TE TJERA

spot_img