“Do shihemi në gjyq”, Flori Mumajesi i bën një kërkesë publikisht Eni Çobanit

Këngëtari Flori Mumajesi dhe Anxhelina katër ditë më parë publikuan videoklipin e tyre, i cili përmban dy këngë “Anash x Doja”.

NKëto dy projekte muzikore janë pëlqyer nga të gjithë, madje një mbështetje të madhe kanë marrë edhe nga personazhet e njohur, të cilët i kanë postuar në rrjetet sociale.

Madje edhe juristja Eni Çobani, që ka publikuar në Instastory një foto nga “Shihemi në gjyq” dhe e ka shoqëruar me këngën “Anash”. Flori e ka ripostuar në profilin e tij, duke i shprehur edhe një kërkesë të veçantë dhe me plot humor për Enin. “Pupupu shihemi në gjyq. Po munde Zonja Eni një seancë ndërmjetësimi me gjumin dua unë”, ka shkruar ai krahas fotos.

Pak ditë më parë, Flori Mumajesi ka bërë një postim që është interpretuar nga ndjekësit si formë përkrahjeje për ndjenjën mes Donaldit dhe Beatrix. Ai ka ndarë një sekuencë të puthjes së dyshes nën tingujt e muzikës së tij. Kjo nuk është pëlqyer nga ndjekësit.

Një pjesë e tyre kanë reaguar. Një ndër ndjekësit i ka thënë se nga ky moment nuk do e ndjekë më. Flori duket të mos e çan kokën për këtë pjesë duke e falënderuar për këtë “unfollow” ndjekësit, bisedë të cilën e ka ndarë në Instagram dhe për t’u treguar në një farë mënyrë gjithë të tjerëve që do i çonin të njëjtin mesazh, do të merrnin prej tij të njëjtin reagim.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj (kusherira e Beatrix Ramosaj) prej kohësh na kishin paralajmëruar për një bashkëpunim dhe sot pritja mori fund. Dhe artistët kanë sjellë jo një, por dy këngë në një me titull “Anash & Doja”. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe rikthen Flori Mumajesi pas ‘Nina’, që u publikua gjatë kësaj vere.

Sigurisht këngët janë shoqëruar me videoklip dhe dyshja duken mjaft bukur. Në rrjetet sociale, Anxhelina është shprehur se kjo është dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje pasi sot feston 29-vjetorin. “Nuk mund të merrja dhuratë më të bukur për ditëlindje! Faleminderit @iamflorimumajesi që ke dhënë pjesë të shpirtit tënd në këto këngë që të dy ne i duam kaq shumë.”, ka shkruar ajo.

TE TJERA

spot_img