Çfarë posti do të keni nëse Berisha merr PD-në? Flet Grida Duma: Nuk i bën mirë…

Nënkryetarja e PD Grida Duma tha në “Top News” se Kuvendi i 11 Dhjetorit është vetëm një foltore, pasi sipas saj aty nuk ka vullnet demokratësh.

“Data 11 Dhjetor nuk është Kuvend! Data 11 është një foltore. Nuk është Kuvend, jo se nuk ka vullnet demokratësh, atje ka vullnet demokratësh, por nuk është certifikuar vullneti i tyre. Kjo e hedh poshtë datën 11 si institucionale.

Atje mund të jetë një megafoltore, por për Kuvend nuk bëhet fjalë fare. Data 18 është thirrur për atë që foltoret kanë shtruar. Kuvendi zyrtar është në 18. Ky Kuvend është bërë për t’iu përgjigjur kësaj situate.

18-a përfshin 11-ën në kuptimin e shqetësimit. Pa diskutim që demokratët e datës 11 do të jenë edhe në datën 18, sepse për ata po bëhet e gjitha kjo“, tha deputetja Duma.

E pyetur se çfarë pozicioni do të ketë nëse Berisha merr partinë, deputetja tha me bindje të plotë se ish-lideri historik nuk e merr dot partinë dhe nuk e sjell PD-në pushtet.

“Është diçka që nuk do të ndodhë, nuk do të arrihet të ndodhë, sepse nuk duhet, nuk i bën mirë PD. Këtë e them pa mungesë respekti për atë që Sali Berisha përfaqëson.

Nuk kam asnjë paqartësi që kjo gjë nuk do të ndodhë, kështu që nuk jam duke thënë asgjë sikur e pandodhshmja të ndodhë! Nuk e sjell dot në pushtet PD Sali Berisha as me barrën e përgjegjësisë që ka si një individ i deklaruar non grata nga SHBA.

Është e pamundur. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Sali Berisha e di shumë mirë dhe unë e them shumë shpesh. Ne do të bëjmë pjesën tonë që PD të jetë një forcë që duhet të shkojë drejt fitores pa këto mendësitë që e tërheqin me vargonj pas.“, tha Nënkryetarja e PD.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...