Beatrix Ramosaj bën deklaratën e fortë: Jashtë nuk do isha lidhur asnjëherë me Donalin

Ka vetëm pak ditë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por Big Mama është ambientuar mjaft mirë dhe e kanë pritur mirë banorët e tjerë.

Së fundmi, teksa bisedonte me Beatrix në lidhje me romancën e kësaj të fundit me Donaldin, ajo i tha se “mendon se nuk duhej të ishe nxituar”.

Nga ana tjetër Beatrix replikoi duke thënë se nëse kjo marrëdhënie do të ishte krijuar jashtë, do të ishe më shumë e rezervuar dhe mbase nuk do të kishte lejuar kurrë të ndodhte.

“Këtu është një realitet tjetër, jashtë ti ke mundësinë ta mendosh veprimin tënd ndërsa këtu ngjarjet ndodhin kaq shpejt sa ti nuk e mendon dot aq gjatë”, tha ajo.

Big Mama e këshilloi këngëtaren që të ndiqte zemrën dhe se në një shoqëri si e jona “çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë”. Situatat e fundit që kanë ndodhur këto ditë e kanë bërë Triksën të jetë në dyshime dhe të bëjë këtë deklaratë, sepse në natën e spektakëlit të premten mbajti qëndrim tjetër.

Pas Donaldit edhe Beatrix ka folur për marrëdhënien mes tyre. Ajo ka thënë se ndihet në siklet dhe e kupton që dashuri si e tij dhe e Borës vështirë të mbyllen. Megjithatë ajo tregoi se ndjenja e saj për Donaldin nuk ndryshon dhe e di se njëjtë është edhe nga ana e tij.

“Nuk e kam thënë pëlqimin se ka qenë Semi. Nuk e kisha menduar kurrë. Nëse shihja një gjë, që fliste Donaldi, më pëlqente shumë, por ikja. Ishte një gjë që nuk bëhej. Pastaj filluan të na ngacmonin banorët dhe situata u bë e sikletshme.

Nuk do e bëja kurrë nëse nuk do kisha marrë dritë jeshile nga Donaldi. Unë vetë kam qenë ajo që i kam postuar. Kur shoh njerëz që bëjnë gjeste, tregojnë dashurinë. Unë jam femër vetë… i kam thënë që jam në siklet… kam shumë emocione.

Është shumë situatë e ëvshtirë. Unë me timen e dija që pasi sqaroi, kur më tha i sigurt që unë nuk dua që ti të jesh në siklet, nuk dua të mërzitesh. Unë me mendje thashë OK. Këtu te dhoma e rrëfimit unë s’e di ca flasin të tjerët .

Është më se e kuptueshme, dashuria do ngelet. Pjesa e respektit më dhemb më shumë. Duhej të kishte dhënë një shenjë tjetër, mbase më të fortë, sepse këtu emocionet ndjenat janë shumë të forta”.

“Duhej me të vërtet të kishte dhënë një rrëfim këtu te dhoma, që unë të mos ndihesha kaq në siklet. Ndihem shumë keq. Jam e përfshirë. Në faj, unë për një histori që është mbyllur… Dashuri aq të forta është shumë e vështirë të mbyllen, por në momentin që… Nuk do isha hedhur aq lehtë, mendoj se…”, tha Beatrix.

“Bukur e verbër. Mund t’i kisha marrë hapat pak më shtruar. Kisha shumë besim për sigurinë e tij, që e dinte çfarë po bënte. Ndjenja ime për atë nuk ndryshon dhe e di që edhe nga ana e tij nuk ndryshon”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...