Basha i vendosur: Do ta përjashtoja edhe sot Sali Berishën

Lulzim Basha ka deklaruar sërish se nuk ndien asnjë pendesë për vendimin që mori ku përjashtoi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Madje ai shtoi se edhe nëse koha do të kthehej pas, sërish do të bënte të njëjtën gjë, pasi sipas tij “non-grata” nuk e shpalli PD, por SHBA.

Kështu ka pohuar sot, gjatë një interviste televizive.

“Absolutisht po! Duhet t’ju kujtoj që ky vendim nuk erdhi papritur. Erdhi pas 3 muajsh, përpjekjesh diskutimesh, negociatash për të arritur në një zgjidhje që do të harmonizonte nga njëra anë interesin e Partisë Demokratike e cila u vendos në një pozitë të vështirë në raport me aleatin strategjik jo vetën të Shqipërisë, por edhe të Partisë Demokratike Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U vendos në atë pozitë sepse ne vetë kishim vendosur një standard. Në rastin e Vangjush Dakos, Tom Doshit jo vetëm që kemi kërkuar largimin e tyre por kemi argumentuar. Partia Demokratike, unë, vetë zoti Berisha që ata nuk duhet të jenë pjesë e institucioneve, nuk duhet të kenë të drejtë të garojnë. Këto kanë qenë qëndrimet tona.

Ndaj ka qenë një debat, një përpjekje pothuajse 3-mujore e cila pastaj ka rezultuar me një vendim që sigurisht mbi interesat personale të çdokujt. Siç e kam thënë edhe sikur të isha unë i godituri nga vendimi ‘non grata’ i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të prevalojnë interesat e Partisë Demokratike, duhet të prevalojnë sakrificat dhe interesat e demokratëve dhe jo hallet dhe interesat personale të askujt, as të Sali Berishës”, tha Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...