Babai vret me thikë djalin 18 vjeç dhe plagos rëndë vajzën dhe gruan

Mediat turke kanë raportuar një krim të rëndë në familje, ku kryefamiljari ka qëlluar me thikë djalin, gruan dhe vajzën.

Ngjarja ka ndodhur në Dijarbakır, dhe babai 40-vjeçar ka vrarë djalin 18 vjeç dhe la të plagosura rëndë vajzën 15 vjeçe dhe bashkëshorten 39 vjeçe.

Sipas CNN turk, shtetasi Mahmut B. ka filluar të qëllojë familjen e tij me thikën dhe gërshërët që kishte marrë në dorë. Kanë qenë fqinjët ato që kanë dëgjuar britmat e familjes dhe kanë njoftuar ekipet e emergjencës.

Me të mbërritur në vendngjarje ekipet gjetën nënën 39-vjeçare Sabika B., 15-vjeçaren Elif dhe 18-vjeçarin Muhammet Semi B., të mbuluar me gjak.

Ndërsa të lënduarve në vendngjarje iu dha ndihma e parë, u konstatua se 18-vjeçari Muhammed Semi B. kishte ndërruar jetë. Mësohet se në gjendje të rëndë është nëna dhe vajza.

I dyshuari për vrasjen u kap në vendin e ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...