Artan Hoxha tregon SMS që mori zyrtari për miliona eurot, një ditë para se ta thoshte Basha

Gazetari Artan Hoxha ka lexuar një mesazh që një qytetar i ka dërguar një zyrtari të policisë së Shtetit informacionin mbi miliona eurot që do të vinin në Shqipëri, një ditë para se kryedemokrati Lulzim Basha ta bënte këtë gjë publike në parlament.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha lexon mesazhin teksa thotë që zyrtarit të policisë i është dhënë edhe targa e karrotrecit që do të kishte makinat e mbushura me para.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Po të lexoj mesazhin që i është dërguar Policisë së Shtetit. Një zyrtar të policisë së shtetit, më datë 20

Blendi Fevziu: Një ditë para se Basha ta bënte publike

Artan Hoxha: Dhe i është thënë, drejtor desha të informoj për diçka me rëndësi sot, deri nga darka në Durrës ose më 90% Hani i Hotit ose Muriqan pritet të futet një karrotrec me disa mjete, një nga mjetet ka të ngarkuara disa para trafiku.

Karrotreci është me targë AA 120 SP. Shoferi është ky. Jam i shërbimit thotë ky, por desha të ngel anonim. Ky informacion i ka shkuar policisë.dosja

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...