Varësja që Donaldi i bëri dhuratë Borës ka përfunduar në duart e moderatores tjetër të njohur shqiptare? (video)

Enki Braçaj, moderatorja e RTV Ora ishte e ftuar në #Expuls këtë të shtunë përballë gazetarit Ronaldo Sharka.

Enki foli për fejesën e saj me një biznesmen, por ndër të tjera gazetari i transmetoi një video. Bëhej fjalë për një ngacmim nga Arjon Muça teksa Enki Braçaj po raportonte për “Ditë e Re” nga terreni.

Varësja e Enkit, Arjonit iu duk si varësja e Borës qe ia dhuroi Donaldi.Por si e komentoi Enki këtë video, duke treguar sërish varësen shumë të ngjashme me atë të Borës? “Kjo është varësja ime.

Ma ka blerë mami, mami im nuk quhet Donald. Unë kisha një kuriozitet, a do e kthejë varësen Bora qe ky t’ia japi Trixës apo jo?”- u shpreh ajo me humor.

Kujtojmë se kjo varëse është ‘shenja’ që Donaldi i ka dërguar me rastin e 3-vjetorit të lidhjes së tyre Bora Zemanit dhe për shkak se i dërgoi këtë varëse, ai priste prej Borës një ‘shenjë’ që t’i konfirmonte pra në një farë mënyrë pëlqimin e saj. Por ajo shenjë nuk erdhi kurrë, jo sepse nuk donte Bora, por sepse s’ka dashur produksioni.

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasi shkëmbeu një puthje me moderatoren dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që t’i dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre.

Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka. Gjatë spektaklit të së premtes, Donaldi tha se po priste një sinjal prej saj, gjë të cilën nuk e mori asnjëherë.

Nga ana tjetër, ditën e sotme në “Fan Club”, moderatorja Dojna Mema sqaroi se moderatorja Bora Zemani, e cila ka njohje me stafin e Big Brother për shkak të punës, ka tentuar të fusë gjëra nën dorë për Donaldin, gjë që është e ndaluar.

Reagimi i Dojnës tregon se akuzat e bëra nga shumë ndjekës, por edhe personazhe publike mbi produksionin, qëndrojnë.

Pasi nga gjërat që po dalin në shesh, duket se e gjitha kjo situatë paska qenë e planifikuar. Tezja e Beatrixës, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj, në një reagim të saj hedh akuza të forta pikërisht për produksionin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...