Rrëfehet shqiptari që mbyti gruan në Greqi: Më përmendi nënën, u inatosa se më ofendoi

“Isha i inatosur se më ofendoi. Të më thotë mua ajo për mamanë dhe të më shajë?! E kapa nga fyti dhe e mbyta.”.

Kështu ka deklaruar në polici 42-vjeçari shqiptar, i cili vrau gruan. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Blaxioti në Lakonia të Greqisë. Mediat greke raportojnë se ka qenë pikërisht autori që ka njoftuar në telefon policinë,

duke i thënë se; “Më duket se kam vrarë gruan”. Më pas kjo e fundit ka shkuar me shpejtësi në banesën e çiftit ku ka parë pa ndjenja 36-vjeçaren, e cila rezultoi se kishte ndërruar jetën.

Po ashtu mediat greke kanë publikuar edhe foto të viktimës dhe autorit, të cilën e kishte publikuar ky i fundit një ditë para krimit. Siç shihet edhe nga pamjet, çifti duket i afërt.

nuk dihen detajet rreth ngjarjes së rëndë, ndërkohë që në momentin e krimit dy fëmijët e tyre, dy djem, 8 dhe 10 vjeç, ishin në dhomën ngjitur. Policia po heton rreth ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...