Paralajmërimi/ Deri në 1 metër trashësi, veriu do të mbulohen nga bora gjatë ditëve në vijim

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin me reshje të dendura që shkaktuan edhe përmbytje në disa zona.

Ndërkohë, krahas shiut, orët e para të ditës së sotme janë karakterizuar nga një numër i madh shkarkesash elektrike në zonën qendrore.

Meteoalb tha sot për abcnews.al se moti pritet të përmirësohet gjatë orëve të pasdites së sotme dhe paradites së nesërme, për t’u përkeqësuar sërish të premten.

Krahas shiut, zona të shumta të vendit pritet të pushtohen nga reshjet e dëborës. Mësohet se reshje dëborë do të ketë në të gjithë pjesën veriore; ver-lindore si edhe pjesërisht në zonën jug-lindore të vendit.

Reshjet pritet të bien me intensitet të ndryshëm gjatë javës në vijim, ndërsa zona ku do të ketë më shumë reshje është skaji verior i vendit ku trashësia parashikohet të shkojë deri në 1 metër.

Ndërkohë, zona e Dibrës, Bulqizës dhe pjesa malore e Librazhdit pritet të përballen me reshje dëborë me trashësi deri në 50 cm. Situata paraqitet e njëjtë edhe në Korçë, ndërsa në zona si Pogradeci apo Përmeti, reshjet e dëborës do të kenë intensitet më të ulët. /abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...