“O hajdute, ke bërë vila me lekët e mia” Degradon keq sherri mes dy këngëtarëve shqiptarë: Nuk pinë më ujë mashtrimet (foto)

Një sherr ka nisur mes këngëtares Silva Gunbardhi dhe Mandit të Nishtullës për fitimet nga klikimet për këngën ‘Të ka lali shpirt’.

Silva nxori dje në emisionin #Expuls kontratën ku sipas saj, vërtetonte me firma se ajo merr vetëm 10% të fitimeve, Dafi 0% e ndërsa 90% të tyre i merr Alfred Sula, kompozitori këngës dhe njëkohësisht kushëriri i Mandi Nishtullës.

Ende pa kaluar jo më shumë se 24 orë nga transmetimi intervistës, ka ardhur reagimi i Mandi Nishtullës në llogarinë e tij në Facebook.

Mandi ka postuar një pjesë nga intervista, e pasi ka tag-uar Silvën, ka shkruajtur:

“Ok kontratat, po klikimet kush mi mori? Mos harro se hajdute je dhe hajdute do të mbetesh. Ke marrë lekë sa ke bërë dhe vila luksoze. S’bëhen ato me 10% o Silva,” ka shkruar ai.

Ndërsa Silva iu përgjigj;

“Vilat janë vetëm në fantazinë tënde të sëmurë! Unë nuk kam asnjë vilë. Nuk pinë më ujë mashtrimet e tua o Mandi! Të doli boja! Lekët brenda fisit tënd janë! Firmën Alfredit ja ke dhënë ti o Mandi dhe ja ke dhënë Alfredit jo mua! Të kam lënë Zotin o mashtrues!”

TE TJERA

spot_img