Nëna zgjedh nusen përpara vajzës: “Nuk ke turp që më sjell këtu?!” (VIDEO)

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan zhvillohet mes vajzës dhe nënës, Suelës dhe Tatjanës.

Shkak është bërë sherri për pjesën e trashëgimisë që vajzës ia ka premtuar babai gojarisht përpara se të ndërronte jetë një vit më parë.

Dy dyqane që kanë dhe shtëpinë lart, ajo thotë se do i’a lejë në trashëgim djalit dhe nuses ndërsa për vajzën thotë se nuk i takon gjë sepse është e martuar dhe jeton në Gjermani.

Të vetmen pjesë që mund t’ia japë është një ambient në anën e pasme të shtëpisë i cila përveçse është e papërshtatshme për banim apo biznes, ka edhe konflikte pronësie me një komshi. A do arrijë mamaja të kthejë sytë edhe nga vajza?

Suela: Për mua është dhimbje e dyfishtë tani që po sjell nënën time, nuk është aspak e lehtë, por halli më ka bërë.

Tatjana: Po si nuk të vjen turp moj që më sjell mua këtu për një copë pasuri?

Suela: Ti e di shumë mirë dhe nuk më vjen fare turp. Për një copë pasuri sepse ti ke kaq shumë kohë që ato pak lekë që babi im i ndjerë m’i kalonte në llogarinë bankare, ti ke kaq muaj që m’i ke ndërprerë.

Ke aq shumë muaj që nuk më hap telefonin saqë nuk kam asnjë komunikim me nënën time.

Tatjana: Mua personat që kisha me qira më janë larguar nga dyqanet moj çupë.

Suela: Mund të gjesh të tjerë. Ti mua më ke prerë paratë dhe me ato unë mbyllja një vrimë nga hallet që jeta e përditshme ka. Kam kredi për të paguar, është shumë e vështirë.

Eni Çobani: Objekti ku ndodhet dhe për çfarë pasurie flasim?

Suela: Flasim për një objekt 2-katësh që ndodhet në qytetin e Maliqit, është ndërtuar nga nëna dhe babai im, në atë kohë ne kemi qenë të vegjël.

Ai objekt është dyqan kati i parë dhe babai im i ndjerë kur e ndërtoi këtë dyqan e bëri me qëllim që ‘kjo derë është e vajzës dhe kjo është e djalit’.

Ishte dëshira e tij, nuk ka lënë gjë me letra. Nuk arriti sepse sëmundja ishte e pashërueshme dhe ndodhi gjthçka shumë shpejt.

Eni Çobani: Kur ka humbur jetën bashkëshorti?

Tatjana: Ka rreth një vit dhe 3 muaj që ka humbur jetën. Po kësaj nuk i vjen rën’dë që më sjell mua këtë njëherë?! Më vjen turp nga njerëzit që na shikojnë.

Suela: Mua më takon ajo. Tatjana: Çfarë të takon ty? Asgjë nuk të takon!

Suela: Është pjesa që më la babai dhe unë atë kam.

Tatjana: Unë atë shtëpi do të ja lë djalit. Me llafe ta ka lënë babai ty? Suela: Po, nuk arriti që të bënte dokumenta.

Tatjana: Unë atë shtëpi përderisa jetoj me djalin do të ja lë djalit, nuk do të fus dhëndrin në pjesë aty. Ti e ke shtëpinë te burri, atje e ke.

Suela: Jo moj mama se kam pjesën time unë. Tatjana: Unë shtëpi nuk të jap sepse e kam me djalin dhe me nusen.

Suela: Mama, pjesa që më takon unë do ta marr dhe prandaj të kam sjellë këtu! Tatjana: Unë nuk ta jap.

Suela: Për shumë kohë jam munduar që ta zgjidhim në mënyrë të paqtë, por po shikoj se veprimet e tua lënë shumë për të dëshiruar.

Tatjana: Pse të jap unë pasurinë në moshën 62 vjeçe moj çupë? Unë po dhashë pasurinë, kam dhënë pushtetin!

Ardit Gjebrea: Nuk është njësoj si djali, si vajza?

Tatjana: Vajza është e ikur nga shtëpia, e ka shtëpinë tek burri, por unë nëse do të kisha një shtëpi 4-katëshe do të thoja që këtë ia lëshoj djalit e këtë vajzës.

Suela: Po 2 katëshe e ke moj, të mjaftojnë që t’i ndash.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...