“Mbylle gojën!”/ Vajzave nuk u mbajnë më nervat, kërcet shuplaka në emision

Ka degraduar në perplasje fizike emisioni “It’s My Love”.

Gjithçka ka ndodhur në xhirimet e të enjtes së kësaj jave, ndërsa protagoniste kanë qenë dy prej vajzave, Ina dhe Albana, konkurrente të emisionit.

Ina po debatonte me një prej djemve konkurrentë, tonet ngrihen dhe në një moment Albana i ndërhyn duke bërtitur: Mshele tash!

Kaq ka mjaftuar që Ina t’i gjuajë vajzës tjetër me shuplakë.

Menjëherë kanë ndërhyrë dy moderatorët dhe konkurrentët e tjerë për t’i ndarë, pasi situata doli jashtë kontrollit.

TE TJERA