“Green Pass apo…pras?” Deputetja e Partisë Socialiste bën gafën e madhe në komision (VIDEO)

Një nga fjalët më të përdorshme javët e fundit për shkak të pandemisë është “Green Pass”.

Kjo po ndodh pasi në shumë shtete pasaporta e vaksinimit po kthehet në një lloj vize për të hyrë nga baret dhe restorantet në çdo objekt tjetër kulturor ose jo.

Por deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka bërë lapsusin e rradhës pikërisht me këtë temë, e cila quhet ndërkombëtarisht “Green Pass”.

Duke folur në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut sa i takon ashpërsimit të masave Covid-19, Bushka solli si shembull Italinë duke thënë se atje pa ‘Green Prasin’ (Pasaportën e vaksinimit) nuk lejohet të përdorësh trenin, urbanin apo të futesh në restorante e bare.

“Nëse ne nuk do kishim vaksina gjendje dhe qytetarët kërkojnë të vaksinohen, atëherë po keni te drejtë. Por ne i kemi vaksinat. Ne i kemi mundësitë e shërbimit ndaj tyre. Po paskemi një problem me ndërgjegjësimin qytetar, hajde të bëjmë të gjithë më shumë.

Ndoshta dhe masa drastike. Jam dakord me disa kolegë. Sot Italia është mbyllur e gjitha, në kuptimin që askush nuk hipën në tren, nuk përdor transportin publik, nuk hyn në restorante, bare, pa paraqit ‘green prasin’, dy vaksina të bëra. Me Komitetin Teknik deri ne datë 4 janar do t’i shohim dhe ne këto masa”, tha Bushka.

TE TJERA