Marina ti e bëre vajzën para një jave?! Moderatorja rikthehet në ekran, kometuesit: Nuk je normale

Një javë pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Marget, Marina Vjollca rikthehet sërish në ekran, në drejtimin e spektaklit të humorit “Klanifornia”.

Në hapje të spektaklit, Marina ndihet tejet falenderuese për mbështetjen e publikut, të cilit iu drejtua me këto fjalë:

“Më lejoni që t’ju falenderoj të gjithëve për urimet tuaja të shumta. Realisht më keni befasuar dhe më keni lumturuar pa masë.

Është diçka krejt magjike që të ndjesh ngrohtësinë e kaq shumë njerëzve njëkohësisht e kjo më thotë, se ajo që unë bëj dhe ajo që ne të gjithë këtu bëjmë në ‘Klanifornia’, për ju ka një rëndësi të veçantë.

Ne do të jemi pa ndërprerje së bashku, çdo të shtunë deri në mbrëmjen e Vitit të Ri ku këtij sezoni fantastik do t’i vendosim kurorën e festave me një super ”Klanifornia””.

Ndërkohë që në fotot e postuara nga Marina në rrjete sociale, nuk mungojnë as komentet ‘ti sje normale’, duke iu referuar kohës së shkurtër që iu desh moderatores për të qenë sërish në formë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...