HYRJELAJMEOPINION“I kërkova 500 € t’i shkoj në emision” Cako zbulon kush nga...

“I kërkova 500 € t’i shkoj në emision” Cako zbulon kush nga gazetarët e sulmon, befason me atë që thotë për Fevziun dhe Ylli Rakipin

Konspiracionisti Alfred Cako ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Ndryshe’ ku ka folur për marrëdhëniet e tij me gazetarët shqiptarë.

Kush e orienton më mirë opinion publik një gazetar apo një konspiracionist?

-Gazetarët për klikime më kanë sulmuar.

Kush të ka sulmuar më shumë nga gazetarët, Fevziu për shembull është i pari?

-Fevziu më ftoi në një emision dhe më hoqi mikrofonin 20 minuta para. Nuk ma jep[te fjalën sipas të njëjtës skemë që ua jepte gjithë të ftuarve. Debati ishte për vaksinën me detyrim. Ai donte të më paragjykonte, të më quante konspiracionist. Donte të më intimidonte, por është peshë e lehtë.

-Po tjetër nga gazetarët kush ka qenë?

Po ka disa sharlatanë si Dritan Hila, Ylli Rakipi që tani po më lutet edhe me lek aman hajde te emisioni im. Unë po bëj pak gallatë i kam thënë dua 500 euro, unë po bëj pak gallatë deri tek 300 euro ka vajtur deri më tani.

-Për ty kush është gazetari më i keq?

Alfred Lela më ka sulmuar pa argument, kërkonte të fokusohej në qendër të vëmendjes dhe më shante mua. Unë i refuzova ftesën për të marrë pjesë në emisionin e tij.

Edhe me Mustafa Nanon, por u tregua hipokrit me mua. Se pasi më sulmoi më tha hajde nesër në emision. Pastaj më thotë gazetari i tij që ka ftuar dikë tjetër dhe mos hajde ti. Më gënjeu në mënyrë të paturpshme.

TE TJERA

spot_img