Gazetari shqiptar habit me dëshirën e tij: Kam dashur të jem femër, ëndrra ime të provoja ndjesinë e menstruacioneve

Gazetari Milaim Zeka ka rrëfyer se është rritur me 5 motra në shtëpi. Nisur nga kjo histori ai ka treguar se ëndrra e adoleshencës ka qenë që të ishte femër. E gjithë kjo dëshirë e gazetarit ka qenë për faktin se dëshironte të provonte ndjesinë e menstruacioneve.

 

“Teksa shihja motrat e mia më të mëdha që vuanin, isha kurioz të provoja dhimbjen e menstruacioneve dhe kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe që të isha femër, dy ëndrrat e tjera më mirë nuk po ua tregoj farë”- ka thënë ai duke qeshur në emisionin “Goca dhe Gra”.

 

Milaim Zeka së fundmi ka diskutuar rreth ngacmimeve s ek**ale në institucionet dhe rrezikun që përjetojnë gratë duke treguar një histori nga jeta e tij personale. Zela tha se shefja e tij e kontrollonte në çdo hap, me kë dhe kur dilte. Duke u bezdisur nga kjo situatë ai i kishte kërkuar që mund të kryenin marrëdhënie sa herë të donte ajo, mjafton që mos ta kontrollonte.

 

“Kur kam filluar në Radio Televizion të Suedisë, kur kam filluar si djalë i ri, kam pasur ngacmime s***uale në punë nga koleget, nga eproret e mia. Në Suedi, në dallim nga Ballkani, eprorët pjesa dërrmuese janë gra. Shefja ime çdo ditë më terrorizonte.”

 

“Thoshte se mbrëmë ke qenë në filan lokal, me filan kolege, po shkon me këtë. Një ditë i kam hyrë në zyrë dhe i kam thënë “Dëgjo që të jem shumë i sinqertë, sa herë të duash bëjmë s**s bashkë, por mos ma kontrollo jetën private”, u shpreh ai.

 

Zeka është një personazh që është shpesh në qendër të vëmendjes me deklaratat dhe qëndrimet e tij. Edhe deklarata që ka bërë në “Goca & Gra” sigurisht që ka shkaktuar reagime të shumta te ndjekësit, por Milaimi nuk e lodh shumë mendjen për kritikat dhe komentet negative.

 

TE TJERA

spot_img