HYRJELAJMESHOWBIZFlori Mumajesi poston një foto të vetme për Donald-Beatrix, fansja i bën...

Flori Mumajesi poston një foto të vetme për Donald-Beatrix, fansja i bën direkt “unfollow” dhe i dërgon këtë mesazh

Flori Mumajesi ka bërë një postim që është interpretuar nga ndjekësit si formë përkrahjeje për ndjenjën mes Donaldit dhe Beatrix. Ai ka ndarë një sekuencë të puthjes së dyshes nën tingujt e muzikës së tij. Kjo nuk është pëlqyer nga ndjekësit.

Një pjesë e tyre kanë reaguar. Një ndër ndjekësit i ka thënë se nga ky moment nuk do e ndjekë më. Flori duket të mos e çan kokën për këtë pjesë duke e falënderuar për këtë “unfollow” ndjekësit, bisedë të cilën e ka ndarë në Instagram dhe për t’u treguar në një farë mënyrë gjithë të tjerëve që do i çonin të njëjtin mesazh, do të merrnin prej tij të njëjtin reagim.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj (kusherira e Beatrix Ramosaj) prej kohësh na kishin paralajmëruar për një bashkëpunim dhe sot pritja mori fund. Dhe artistët kanë sjellë jo një, por dy këngë në një me titull “Anash & Doja”. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe rikthen Flori Mumajesi pas ‘Nina’, që u publikua gjatë kësaj vere.

Sigurisht këngët janë shoqëruar me videoklip dhe dyshja duken mjaft bukur. Në rrjetet sociale, Anxhelina është shprehur se kjo është dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje pasi sot feston 29-vjetorin. “Nuk mund të merrja dhuratë më të bukur për ditëlindje! Faleminderit @iamflorimumajesi që ke dhënë pjesë të shpirtit tënd në këto këngë që të dy ne i duam kaq shumë.”, ka shkruar ajo.

Flori ka shkruar tekstin, e po ashtu ka krijuar vijën melodike. Edhe këtë herë ai ka emocionuar, duke ndërthurur në vargje e tinguj, historinë e dy njerëzve që u deshën por nuk mund të ishin bashkë. Pak minuta nga lançimi i këngës, në sektorin e komenteve numërohen pafund komente pozitive.

Shumë komentues vlerësojnë tekstin në të cilin kanë gjetur veten. “Sikur kjo këngë është bërë për mua. Një dashuri që e desha dhe nuk e përjetova kurrë.”- shkruan dikush. Të tjerë vlerësojnë sigurisht vokalin e dy artistëve: “Çfarë t’i thuash zërit tënd, o Flori.” E po ashtu, ka edhe komente që i kërkojnë Anxhelinës të rikthehet në tregun muzikor shqiptar.

TE TJERA

spot_img