E trishtë, trajneri ndërron jetë duke festuar golin e fitores në minutën e 92 (Emri)

Në Egjipt ka ndodhur një situatë e trishtë, teska trajneri i Al Magd, Adam El-Selhedar është ndarë nga jeta, pas një sulmi në zemër, duke mos iu bërë ballë emocioneve të forta të shënimit të golit në minutën e 92-të të ndeshjes kundër Al Zarqa.

Ndeshja u zhvillua për divizionin e dytë të kampionatit egjiptian dhe Adam El-Selhedar nuk e duroi dot emocionin.

Në minutën e 92-të skuadra e tij shënoi për të marrë fitoren ndaj Al Zarkës me 1-0, por pak sekonda pas festimeve të furishme ai u rrëzua nga një atak në zemër.

Trajneri El-Selhadar, i cili u dërgua menjëherë në spital, nuk mundi të shpëtonte.

Në klubin El Magd është shpallur tri ditë zie dhe lojtarët janë lejuar. Është shtyrë edhe ndeshja e radhës e klubit.

TE TJERA

spot_img