“Nuk jam e çmendur” Çfarë i ka ndodhur? Arbana Osmani reagon e revoltuar

Ngjarjet e ndryshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë komentuar shpesh nga një faqe në rrjetet sociale që mban emrin e moderatores Arbana Osmani.

 

Kjo gjë zgjoi shumë konfuzion te fansat të cilët filluan ti merrnin sëriozisht këto mesazhe që bëheshin aty.

 

Në lidhje me këtë ka reaguar vetë moderatorja ditën e sotme.

 

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar që faqja sipër është false, nuk qendron ajo pas saj dhe ka postuar profilin e vetëm që ajo zotëron ku thotë se nuk bën komente për banorët.

 

“E vetmja faqe zyrtare imja në Fb ku natyrisht nuk jam çmendur të komentoj ngjarjet e bbvip”, shkruan Arbana.

 

TE TJERA

spot_img