“Mos të shkonte të …” Grida Duma kritikon Sali Berishën…

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar se ndasitë aktuale në fushën e politikës duket se nuk po gjejnë gjuhën e kompromisit.

E ftuar në programin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa, ajo u shpreh se është e paarsyeshme të ndjekësh sot arsyet dhe nevojat personale të dikujt.

Sipas saj, vendimi i Bashës ndaj Berishës nuk është çështje e demokracisë së partisë dhe se Berisha nëse kishte pakënaqësi duhej të fliste pas zgjedhjeve dhe jo tani.

“Jemi në situatën që ndasitë duken se nuk gjejnë gjuhën e kompromisit. Unë u jam drejtuar demokratëve të mos përçahen në jetën e tyre. Çfarëdo lloj vijimi të jetë jeta politike do vijojë personalisht.

Pas një kohe do i kujtohet se kush njerëz i kanë folur sinqerisht. Demokratët duhet të tregohen të mençur për veten e tyre. Kryetari i partisë ka marrë një vendim për ta forcuar PD-në dhe për ta sjellë në pushtet.

Është e paarsyeshme sot të ndjekësh nevojat personale të dikujt. Basha është institucioni i partisë, ka mbajtur ekuilibra përtej eficencës. Më thërret qartësia që në politikë jemi gjatë. Familja demokratike janë demokratët që unë them që i dalloj në sy nga socialistët,

familja e atyre njerëzve që kanë kaluar ato çfarë kanë kaluar dhe të shikojnë përpara mos të merren me hakmarrje. Demokratët e kanë falur shumë herë lidershipin e partisë. Tani lidershipi politik nuk mund t’i drejtohet demokratëve përccahuni.

Ai që e bën këtë duhet t’i rëndojë shumë. Ata që shkojnë në Foltore janë të gënjyër nga Sali Berisha. Nëse si do të kishte për të thënë diçka për demokracinë e brendshme, Sali Berisha duhej ta bënte pas zgjedhjeve, kur zgjedhjet per kryetar partie nisën. Mos të shkonte të votonte me dy gishta tek kutia e votimit.

Vendimi i Bashës për Berishën nuk është çështje e demokracisë së partisë. Nëse Berisha do të ishte në vendin e Berishës, pavarësisht se kush do të ishte ai person do ta kishte përjashtuar brenda momentit. Sot Berisha flet në emër të humbjes jo të demokracisë.

Berisha nuk e zbuloi personalitetin e Lulzim Bashës. Nëse është dikush që duhet t’i kërkojë llogari është rekomandimi i Sali Berishës për Lulzim Bashën. Unë nuk kam dëgjuar t’i thotë Lulzim Bashës jep dorëheqjen. PD dhe asnjë parti në Ballkan nuki mundet në këtë realitet politik të fitojë asnjë palë zgjedhje nëse është me SHBA-të kundër”- tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...