Durrës: Xhaxhai në lidhje dashurie me mbesën “dua të kërkoj falje për gjithçka por unë nuk e kapa me zor”

Gjykata e Durrësit ka vendosur ta mbajë brenda 50-vjecarin që u ndalua nga Policia tri ditë më parë, për veprën “Marrëdhënie intime me persona me gjini ose kujdestari”.

Ai u raportua pak ditë më parë nga mbesa e tij me të cilën kishin krijuar një lidhje intime prej 2 vjet e gjysëm. 27-vjeçarja e akuzon xhaxhain se e detyronte pasi ajo refuzonte të vazhdonte lidhjen me të.

Festim B., ka hedhur poshtë pretendimet e mbesës duke deklaruar se nuk e ka bërë diçka të tillë, por gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve.

Para trupit gjykues, 50-vjeçari është shfaqur i penduar, por nuk ka pranuar që të ketë kryer marrëdhënie intime me mbesën pa dëshirën e saj.

“Fillimisht, dua të kërkoj falje për gjithçka. Por në të njëjtën kohë, mohoj që kam kryer marrëdhënie me të pa dëshirën e saj. Ajo gënjen kur thotë se unë e paskam detyruar. Nuk është e vërtetë kjo. Le të kontrollohen telefonat e të dyve, për të vërtetuar. Sinqerisht, ndihem shumë keq dhe më vjen turp”, ka deklaruar shkurtimisht 50-vjeçari.

Ndërkohë, avokati i tij ka kërkuar masë më të butë me pretekstin se gjendja shëndetësore e 50-vjeçarit nuk është e mirë. Por, kjo nuk është marrë parasysh nga gjyqtari Paulin Çera, i cili vendosi mos ta lirojë qytetarin Festim B.

Vajza ka deklaruar se xhaxhai prej disa kohësh kërkonte të vazhdonte lidhja e tyre pa pëlqimin e mbesës, duke i thënë se do t’u tregonte familjarëve të saj.

“Disa kohë më parë kemi pasur një raport bashkë. Vazhdoi për disa kohë me pëlqimin e të dyve. Më pas unë reflektova dhe kërkova ta ndërprisnim lidhjen. Por, ai u bë keq dhe më thoshte se do t’i tregonte familjes sime për lidhjen tonë.

U gjenda në një situatë të vështirë. Sa në disa raste mendova edhe më të keqen për veten. I lutesha të më linte të qetë pasi nuk doja ta vazhdoja më, por ai nuk ndalej. Dua që ta mbani mbyllur, pasi jam shumë e frikësuar”, ka deklaruar 27-vjeçarja.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img