Donaldi s’pati guxim ta bënte, Beatrix mes lotësh bën gjestin e madh ndaj Borës

Pas Donaldit, ishte radha e Beatrix për t’u futur në dhomën e rrëfimit. Mes emocionesh, ajo foli për ndjesitë e saj ndaj Donaldit që prej ditës kur hyri brenda shtëpisë së Big Brother-it.

 

“Deri kur ka qenë Semi brenda gjithçka ka qenë normale. Nuk e kam shprehur në asnjë moment pëlqimin tim për të. Nuk e kisha menduar kurrë. Ishte diçka që nuk bëhej për mua, por pastaj situata u bë e sikletshme. Kur ka diçka dhe ndjen diçka bëhet situata e çuditshme. Kur iku Semi u bë situata e sikletshme. Nuk kam bërë asnjë hap, nuk do ta bëja kurrë pa patur një dritë jeshile nga ana e Donaldit. Nëse s’do e dija me bindje që edhe nga ana e tij ka ndjenjë të fortë.”

 

Në lidhje me Borën, Beatrix u përgjigj:

“I kam treguar atij që unë vetë kam qenë ajo që i kam postuar (Borën dhe Donaldin). Kur shoh njerëz që tregojnë dashurinë, unë kënaqem. Jam femër vetë, i kam thënë që jam shumë në siklet. Eshtë shumë situatë e vështirë. Unë me timen e dija që pas debatit me Semin dhe pasi më tha që nuk dua të mërzitesh, unë mendova “OK”.

 

U hodha. Vetëm gjestet e tij (ndaj Borës) varësja dhe puthja. Dy njerëz që kanë pasur histori, janë dashur, është e kuptueshme. Donaldi duhet të kishte një shenjë tjetër, mbasë më të fortë. Mbase duhet të kishte një rrëfim dhe tek dhoma. Në faj s’e di, unë për një histori që është mbyllur.

 

E pyetur se çfarë ndjen për Donaldin, Beatrix u përgjigj:

“Nuk do isha kjo Arbana, më beso. Mund t’i kisha marrë hapat më sigurtë. Isha e sigurtë nga ana e tij. Mendoja se e dinte mirë çfarë po bënte.

 

Jam në siklet, por ndjenja ime për të nuk ndryshon. Edhe nga ana e tij e ndjej që është kështu. I kërkoj falje që ndjeva verbërisht. I kërkoj falje Borës, sot gjithë ditën e kam menduar duke vënë veten në vendin e saj.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...