Adi Krasta do largohet nga Shqipëria: Nuk është gjithçka Fifi dhe Mumajesi, dua pasaportën e…

Gazetari Adi Krasta ka dhënë një intervistë për televizionin Koha në Kosovë, aty ku ka folur për disa çështje të ndryshme.

Gazetari tha se vendi ynë e meriton qeverisjen që ka dhe shtoi se nuk zhgënjehet më nga grupi të cilin ai e quan faqezi, që po udhëheq për momentin Shqipërinë. “Nuk zhgënjehem më nga një grupim faqezinjsh, që e udhëheqin për momentin Shqipërinë,” tha Krasta.

I pyetur se a u pëlqejnë shqiptarëve liderët autoritarë, Krasta tha: Shqipëria meriton qeverisjen që ka. Krasta foli dhe për bashkimin kombëtar. Nuk flitet për bashkimin në mënyrë folklorike, duhet folur në mënyrë pragmatiste.

Edi Rama dhe Albin Kurti janë të parëndësishëm në një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën, shtoi Krasta kur u pyet në lidhje me bashkimin kombëtar.

Më tej, ai shprehu dhe dëshirën për të marrë pasaportën e Kosovës, të cilën e dëshiron për vetë dhe për familjen e tij.“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,” tha ai,

duke mos e përjashtuar mundësinë e largimit nga Shqipëria për të jetuar në Kosovë. Ai foli dhe në lidhje me temën e shumë diskutuar atë të bashkimit kombëtar dhe për dy kryeministrat e dy vendeve.

“Edi Rama dhe Albin Kurti vetë janë të parëndësishëm në raport me një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën. Sepse po të ishin të rëndësishëm për atë produkt, ata do të punonin shumë. e vërteta është që ata s’punojnë fare përveç deklaratave, por deklaratat s’janë punë”, ka thënë Krasta në “Java Sonte me Rronin”.

Sipas tij, për bashkimin kombëtar s’duhet të flitet në mënyrë folklorike, pasiononte apo filmike, por në mënyrë pragmatike. Ka përmendur rastin e Gjermanive si shembull që çdo ndarje mund të kapërcehet kur populli dëshiron bashkimin kombëtar.

Gjatë emisionit ai u përgjigj edhe shumë pyetjeve të tjera për aktualitetin në Shqipëri dhe Kosovë. Krasta foli edhe për gazetarinë, duke treguar se cili është modeli i një gazetari të mirëfilltë.

Moderatori e kishte një porosi edhe për gjeneratat e reja: “Nuk është gjithçka Fifi dhe Mumajesi”, tha Krasta. Në fund, prezantuesi Rron Gjinovci e përqafoi Adi Krastën dhe e dekoroi me flamurin e Kosovës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...