94 vjeçarja kërkon ndihmë për t’u ushqyer. Jeton me 40 mijë lek të vjetra në muaj

“40 mije leke marr, ku t’i çoje nena: Te dritat, te uji apo…?”, apeli drithërues i 94-vjeçares që jeton rreth 12 kilometra larg Elbasanit.

Ajo quhet Sina Dedja, ka 3 fëmijë, 2 vajza dhe një djalë por edhe ata jetojnë në limitet e varfërisë. Njëra nga vajzat ka kërkuar ndihmë te emisioni “Stop” për nënën e moshuar.

Një histori që të këput shpirtin. 94 vjeç me 40 mijë lek të vjetra në muaj dhe pikërisht emisioni “Stop” hedh dritat mbi këtë të moshuar që jeton në varfëri.

– Si je nëna, e fortë?
– Mos e pyet, me shkop vij vërdallë.
– Me kë jeton?

– Me djalin….Ketë shtëpi na e ka bërë një zotëri nga Tirana, e ruajt Zoti.

– Çfarë të ardhurash merr nëna?
– Pension pleqërie. 40 mijë, ku ti çoj më përpara, ke dritat, ke uji, të ha? Ah mi nën’…nuk del. Dritat mi presin po nuk i pagova. Kërkoj ndihmë nëna…!

“Fundjavë ndryshe” ka bërë një furnizim me ushqime për nënë Sinën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...