“Unë po plakem, ti Edi mbetesh i ri”, artisti i madh i kujton kryeministrit…

Çun Lajçi i kujton premtimin Ramës për Teatrin: Unë po plakem, Edi je prap i ri.

Më datën 17 u shemb Teatri Kombëtar në Tiranë. Kjo bëri që aktori legjendar i Kosovës, Çun Lajçi t’i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe si pasojë nuk ka munguar as përgjigja nga ky i fundit.

Sot pas një viti e gjysmë, duket se aktori nuk e ka harruar këtë moment dhe ka rikujtuar premtimin e Ramës. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha se ndonëse ditët po ikin, ende asgjë nuk është realizuar.

“Ne artistët kemi lënë jetën dhe lëkurën për dërrasat e Teatrit, edhe pse jemi këtu. Edhe pse i kam shkruar unë prap po i them Edi Ramës, bëre keq që e shpëtove teatrin dhe pse ishte i mjerueshëm, sepse aty lam lëkurat tona, djerësën tonë.

Më patë premtuar, prandaj po ja rikujtoj se një shkrim e quajta o i çmendur pop se po rrë’non, ai ma ktheu ne të dy të çmendur shumë shpejt do ta presim shiritin e kuq.

Kjo nuk ndodhi dhe unë i çmendur po plakem dhe po pres me pre shiritin, sepse Edi është prap i ri”, tha artisti i madh dardan.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...