Jep dorëheqjen kreu i PD-së, ja deputeti që e zëvendëson…

Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë Zef Gjoka.

Burime pranë PD Dega Lezhë bëjnë me dije se prej disa ditësh është dorëhequr kreu i kësaj dege i cili mbante këtë post që prej vitit 2018.

Ende nuk ka sqarime se cili ka qënë motivacioni që ka shtyrë këtë akt, pak para dy kuvendeve që PD do mbajë në datat 11 dhe 18 dhjetor.

Në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga Deputeti Agron Gjekmarkaj i cili është po ashtu edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

Përmendim se gjatë ditës së djeshme u njoftua dhe dorëheqja e kryetarit të PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj.

Ky i fundit e kishte paraqitur dorëheqjen para disa muajsh, kur ishte futur në garën për të qenë pjesë e Kuvendit.

TE TJERA

spot_img