Shqipëria drejt karantinës? Paralajmërimi i ministres Manastirliu: Javën tjetër do kemi…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi se do të ketë një rishikim të masave aktuale, se sa po zbatohen ato por edhe të reja në varësi të situatës epidemiologjike.

“Tani me variantin e ri Omicron ende ka shumë të dhëna që priten e besoj që javën në vijim institucionet ndërkombërare do vijojnë kenë më shumë të dhëna për rrezkishmërinë në raport me infektimet në raport me hospitalizimet.

Emërues i përbashkët është va ksinimi, sa më shumë të vaksinuar aq më shumë jemi të mbrojtur e aq më pak lejojmë që variantet e reja të vijojnë mutaiconet, vaksinimi pengon dhe lindjen e mutacioneve, ndaj edhe është fjala kyce e OBSH.

Në raport me variantin e ri u vu theksi tek vijimi i zbatimit të masave që janë për të vijuar te vak sinimi, maska në ambientet e brendshme distancimi higjiena.

Në kuadër të këtij shqetësimi që praktikisht është ngritur në gjithë botën është variant shqetësues por jo për tu futur në panik, ne jemi duke vlerësuar të gjitha masat që kemi aktualisht, zbatimin e masave si janë duke u zbatuar, prandaj do kemi një kalibrim të tyre padyshim duke pasur parasysh dinamikën e situatës epidemilogjike.

Kalibrimi i masave do jetë njëtrajtshëm duke vlerësuar dhe vendimet që do merren.

Do shikojmë të gjitha masat e zbatueshmërinë e tyre për të vlerësuar se si shkojmë dhe në sezonin e dimrit që kemi hyrë që do kërkojë akoma më shumë masa”, tha Manastirliu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...