DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NDAJ PASHKO UJKËS, BORXHI PREJ 30 MIJË EUROSH SHKAKU

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e pak diteve me pare me ish deputetit Pashko Ujka. Shtetasi K.K që është ndaluar nga policia si autor i dyshuar mendohet se kohët e fundit ka patur një konflikt me Pashko Ujken për një borxh.

Sipas burimeve policore Pashko Ujka i ka shitur para pak vitesh një shtëpi ku ka jetuar përpara. Ajo banesë në kohë kur jetonin familjarët e ish deputetit është përfshirë nga një zjarr dhe aty ka humbur jetën një prej familjarëve dhe në këtë mënyrë ish deputeti ka vendosur që ta shesë.

Blerësi është shtetasi K.K i cili ka patur për t’i dhënë një shumë prej 30 mijë eurosh ish deputetit për ky i fundit në atë kohë i ka thënë nuk i dua ato para duke qenë se aty ka humbur jetën një familjar.

Pas kësaj historie, kohët e fundit viktima për shkak të problemeve ku dyshohet se është futur me borxhe të pashlyera ka telefonuar 20 vjeçarin i cili ndodhej në ai Itali duke i kërkuar që ti japë shumën prej 30 mijë eurosh.

20 vjeçari ka kundërshtuar duke thënë se ai është një bisedë e mbyllur mes tyre por sipas dyshimeve ish deputeti i ka thënë se nëse nuk i kthen paratë në pak kohë do ti nxjerrë familjen jashtë nga shtëpia që i kishte shitur. Palët kanë debatuar mes tyre dhe më pas 20 vjeçari K.K dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe ka ruajtur ish deputetin duke e qëlluar mbrëmjen e 29 nëntorit afër banesës së tij në një lulishte pranë zonës së këmbimit valutor.

Personi tjetër i arrestuar, shtetasi M.K 53 vjeç i cili u kap duke ikur në doganën e Morinës drejt Kosovës dyshohet se është bashkëpunëtor i 20 vjeçarit.

Shtetasi K.K dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe pritet një konfirmim i fundit nga policia shkencore. Dy të ndaluarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre në polici duke thënë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

TE TJERA

spot_img