“Burri po më tradhton me motrën time”/ 41-vjeçarja tregon se ka gjetur pilula viagrash në makinën e tij

T’i kesh marrëdhëniët seksuale për vite me rradhë po njësoj nuk është e lehtë, sidomos në një martesë 20 vjeçare. Një grua ka treguar se ajo është e bindur që burri e tradhëton më motrën e saj.

bffAjo ka rrëfyer për “Dear Deidre” në “The Sun” se i ka gjetur partnerit të saj pilula viagrash. Burri i saj nuk ka qënë bë gjëndje të ketë një performancë të mirë në shtrat për vitë me rradhë.

48-vjeçarja i ka gjetur pilulat e viagrës në makinën e tij rastësisht, kur ajo ishte duke shkuar për në punë.

Ja rrëfimi i saj i plotë:

“Në fillim mendova nëse ai do të sugjeronte që të provonim viagra së bashku, por kaluan muaj dhe ai nuk e kishte marrë mundimin për të provuar diçka. Kështu që shkova t’i kontrolloja kutinë dhe pash që aty mungonin tre pilula.

Ishtë goxha i dyshimtë, kështu që fillova ta vëzhgoja dhe të dalloja shenjat se ai mund të kishte një lidhje. Ai filloi të mbante dietë, të vraponte, po kujdesej për vetën e tij më shumë se zakonisht dhe u bë dyshues në lidhje me përdorimin e telefonit.

E pyeta disa herë nëse donte të fliste për ndonjë gjë dhe mendova se ishte ndoshta në një marrëdhënie të papërshtatshme, por ai thjesht e mohoi dhe ne vazhduam si gjithmonë.

Disa javë më vonë zbulova se ai kishte marrë një licencë në qytetin ku jeton motra ime.

Ajo është 41 vjeç , por gjithmonë kam vërejtur se sytë e burrit tim ndriçoheshin sa herë që ajo ishte pranë. E pyeta përsëri dhe këtë herë ai pranoi se kishte shkuar në shtëpinë e saj për një filxhan çaj, por tha senuk e kishte gjetur në shtëpi.

Ai shpesh del fshehurazi në garazh dhe dyshoj se mund të ketë telefon tjetër. Aktivizova ‘Find a Phone’ dhe fundjavën e kaluar më tregoi se ai ishte pranë adresës së shtëpisë së motrës time gjatë gjithë pasdites.

Ai më kishte thënë se po vizitonte një shok i cili kohët e fundit kishte pësuar një aksident të rëndë me motoçikletën e tij. Jam tunduar disa herë t’ja hedh pilulat në fytyrë dhe të kërkoj një shpjegim të vërtetë.“

DEIDRE THOTË:

“Të luash detektivin rrallë herë funksionon dhe nuk është kjo mënyra për ta zgjidhur këtë. Mos dilni në përfundime. Ai mund të jetë duke përdorur viagra për vetë-kënaqësinë e tij.

Por ju nuk do të jeni në gjendje ta harroni këtë, kështu që ju duhet ta diskutoni si temë më njëri-tjetrin . Thuaji që i ke gjetur pilulat kur ishte në makinën e tij. Thuaj se ishe aq i befasuar sa nuk i ke thënë asgjë, por do të doje që ai të të jepte një shpjegim.

Shpjegoni se ndiheni të sigurt se ka më shumë në marrëdhënien e tij me motrën tuaj. Qëndroni të qetë dhe tregojini se ndiheni e shqetësuar për këtë situatë. Historia e tij mund t’ju bindë ose jo, por qëndroni e qëtë dhe me mëndje të kthjellët”.

TE TJERA

spot_img