U dënua me 2 vite burg, Sali Berisha ‘merr në mbrojtje’ Adriatik Llallën

Në fjalimin që mbajti gjaë takimit të sotëm në Tropojë në kuadër të lëvizjes “Foltorja”, ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, pasi ky i fundit u dënua me dy vite burg.

“Ju them unë këtu. Ka 2 vite që është themeluar SPAK. Në vitin 2020 nuk ka dërguar asnjë zyrtar të lartë për gjykim. SPAK është zgjedhur për të mos guxuar të vendosin para ligjit zyrtarë të lartë. Dhe mburret se dënoi ish-kryeprokurorin me 2 vite.

Ju them unë një gjë. Është absolutisht dënim politik. Nuk them se nuk ka pasur shkelje ligjore, por ai zotëria dënoi Donald Lu në Senatin Amerikan për korrupsion. Për atë që u dënua ai,

Ardian Dvorani, Sokol Sadushi, gjykatësja Petro për shkeljet e tyre duhet të dënohen të paktën 8 vite burg. Dosjet e tyre të vetingut mbahen peng në zyrën e Edi Ramës. A mund të qëndroja unë i heshtur? Jo nuk mund të qëndroja”, tha Berisha.

TE TJERA

spot_img