Donaldi e la keq/ Atdheu vazhdon tallet: Nuk e kemi vendosur akoma për kë shkon për këtë muaj

Mbrëmjen e djeshme Donaldi la pas historinë me Borën, duke shprehur hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn.

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina e ka ironizuar këtë situatë me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Mirëmëngjes se kemi vendosur akoma për kë shkon këtë muaj”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se pak kohë më parë Bora u takua me Donaldin brenda “Big Brother VIP”, ku aktori i rrëmbeu dhe një të puthur. Nisur nga kjo, dita vijuese iu dedikua vetëm atyre.

I gjithë publiku e nisi ditën duke thënë “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit”. Pikërisht kësaj i referohet dhe Atdheu në postimin e tij.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ish-konkurrenti i “Përputhen” bën ironi me këtë situatë. Ditën e djeshme ai bëri një postim ku shkroi “Ta heq varësen apo ta mbaj”.

TE TJERA

spot_img