Donaldi dhe Beatrix darkë romantike pas gjithë zhurmës, Bora bën veprimin e papritur ndaj të dyve

Aktori Donald Veshaj ka pranuar hapur mbrëmjen e djeshme se ka një pëlqim të madh ndaj këngëtares Beatrix Ramosaj.

Dyshja janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin ditët e fundit, ndërsa kanë ndarë puthje dhe përqafime, e janë parë në krahët e njëri tjetrit thuajse gjithë kohës.

Nga kjo është kuptuar se Donaldi e ka lënë pas krahëve Bora Zemanin, për të cilën kishte thënë se ende e donte, javët e para në shtëpi. Ata madje shkëmbyen puthje kur Bora u fut në Big Brother Vip, duke lënë të kuptohej se ishin ribashkuar.

Donaldi nuk harroi as përvjetorin e tyre dhe i dërgoi Borës me anë të produksionit, varësen e tij të cilën Bora e ka mbajtur publikisht por mesa duket ajo e kishte hequr!

Jo vetëm kaq,por Bora Zemani ka bërë dhe një reagim të fundit duke fshirë komentin e vjetër që Beatrix i ka pas bërë asaj.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh❤️me zemër në dorë dje,i çmenda komshit duke bërtit🙈love you zemër!!!”-ka pas shkruar Beatrix.

Ky koment i Trixit në postin e Borës është fshirë nga Bora ditën e sotme.

Arsyen e këtij veprimi mund ta shohim si anë xhelozie që Bora mund të ketë ndaj Donaldit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...