Detaje nga ekzekutimi i Pashko Ujkës, me dhjetra të shoqëruar në polici

Dalin detaje nga ekzekutimi që iu bë dy ditë më parë ish-deputetit dhe ish-kreut të Komunës së Velipojës Pashko Ujka.

Dyshohet se atentati me silenciator ka qenë i organizuar dhe autori të jetë vrasës me pagesë.

Ky i fundit mund të ketë mbajtur nën vëzhgim viktimën për disa ditë duke studiuar të gjitha lëvizjet e tij.

Ndërkohë përveçse kqyrjes së kamerave ditën e ngjarjes, kqyrja e tyre po bëhet edhe për të paktën 2 javë përpara se të ekzekutohej, me qëllim për të parë nëse është ndjekur app jo viktima gjatë këtyre ditëve.

Përsa i përket ngjarjes, deri më tani hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë nëse autori ka pasur apo jo bashkepunëtor. Për atentatin në komisariat deri më tani janë shoqëruar dhjetra persona që janë marrë në pyetje, që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo konfliktet që mun të ketë pasur Ukja apo familjarët e tij.

Sipas po të njëjtave burimeve, mësohet se personat e shoqëruar nuk kanë dhënë asnjë dëshmi të vlefshme për hetuesit, që mund t’i çojë ata drejt identifikimit të autorëve.

Ndërkohë që sipas informacioneve mësohet se pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është detyra që ai ka mbajtur në vitet 2011-2015 si kryekomunar i Velipojës, për shkak të disa konflikteve pronësie që ai ka pasur në atë kohë, për lejet e ndërtimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...