BURRI QAN HALLIN PARA GJYKATËS: GRUAJA MË RREH DHE POSHTËRON PARA FËMIJËVE

Një ngjarje ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë në vendin tonë ka ndodhur në Greqi, ku një burrë i cili rrihej nga gruaja e tij, shkoi në gjykatë për t’u mbrojtur.

42-vjeçari nga Heraklioni i Kretës është dhunuar nga bashkëshortja e tij dhe nëna e tre fëmijëve e ka rrahur dhe poshtëruar në mënyrë sistematike edhe përballë fëmijëve të tyre.

Duke mos gjetur zgjidhje, burri në fjalë i është drejtuar gjykatës për të marrë një urdhër mbrojtje. Sipas informacioneve, 42-vjeçari gjatë gjithë këtyre viteve të jetës së tij bashkëshortore kujdesej që çdo ditë t’i siguronte gjithçka gruas dhe fëmijëve të tij, kur papritur gruaja filloi të shfaqte një fytyrë të tmerrshme ndaj tij.

“Gjithçka ka kaluar në dorën e kësaj gruaje”, thonë njerëzit e afërt të çiftit.

“Nëse do të kisha hequr inatin ndaj saj do të kishte përfunduar shumë keq. Gjithmonë me fëmijët e mi nuk kam ngritur kurrë dorën kundër saj dhe kam reaguar duke iu drejtuar drejtësisë”, tha 42-vjeçari në gjykatë.

Gjykata e shpalli fajtor të akuzuarën duke e dënuar me 18 muaj burgim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...