HYRJELAJMEKRONIKËAtentati në Shkodër, policia analizon kamerat e 10 ditëve të fundit. Autori...

Atentati në Shkodër, policia analizon kamerat e 10 ditëve të fundit. Autori dyshohet të jetë me pagesë

Policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona në lidhje me ekzekutimin e ish-deputetit Pashko Ujka.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se personat e shoqëruar kanë banorë të zonës të cilët mund të kenë parë autorin në momentin e ngjarjes, por nga marrja në pyetje nuk është se është hedhur dritë për identitetin e autorit i cili dyshohet se është me pagesë.

Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se dyshohet që autori kishte disa ditë që ruante lëvizjet e Pashk Ujkës dhe për këtë arsye janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë gjatë 10 ditëve të fundit.

Sa i takon familjarëve, ata janë thirrur në Policinë e Shkodrës ku kanë mohuar të kenë konflikte me persona të tjerë apo para borxh, që ishte edhe pista kryesore e hetimeve.

Atrntati i dy ditëve më parë është ende enigmë pasi nuk ka asnjë gjurmë të autorit në vendin e ngjarjes, ndërkohë që në kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet.

Pikëpyetje për grupin hetimor është edhe lëvizja e autorit i cili nuk rezulton të ketë pasur bashkëpunëtorë në momentin e ngjarjes se rende.

TE TJERA

spot_img