Zbardhet dëshmia e motrës së Klodian Çalamanit: Si më kërcënoi që t’i sillja 16-vjeçaren në shtëpi

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka zbardhur dëshminë e Elsa Çalamanit, motrës së Klodian Çalamanit për ngjarjen e 9 Majit 2006, kur një vajze 16-vjeçare iu hoq liria.

Për atë rast Klodian Çalamani u dënua për veprën penale heqje e paligjshme e lirisë, edhe pse vajza 16-vjeçare në atë kohë kallëzoi në Policinë e Fierit se Çalamani dhe Florian Vasiu tentuan të abuzonin seksualisht me të.

Motra e Klodian Çalamanit, Elsa e cila ka dhënë dëshminë për ngjarjen e vitit 2006, ka thënë se të miturën e ftoi ajo në banesën e saj ku qëndronte me vëllain Klodin.

Ajo thotë se ishte kërcënuar pikërisht nga vëllai i saj Klodian Çalamani dhe komshiu Florian Vasiu që t’iu sillte në shtëpi vajzën 16-vjeçare.

DËSHMIA E ELSA ÇALAMANIT PËR NGJARJEN E 9 MAJIT 2006:

Unë quhem Elsa Çalamani prej rreth 15 vitesh jam larguar nga Shqipëria së bashku me nënën e cila nuk është kthyer më asnjëherë. Kam ardhur para pak ditësh dhe për shkak të mungesës së kushteve tek shtëpia e babait kam qëndruar tek xhaxhai. Vëllai im Klodian Calamani dhe shoku tij komshiu Florian Vasiu më kanë kërcënuar dhe më kanë detyruar që t`iu sjellë në shtëpi vajzën 16-vjeçare. Ata më kërcënuan se nëse nuk e sillja do më mbysnin mua së bashku me vajzën me pistoletë.

I kam vajtur vazjës dhe i kam kërkuar që të vinte me mua deri tek marketi për të blerë ca gjëra për fëmijën tim. Vajza ka kundërshtuar pasi ishte me shapka të papërshtatshme. Unë i kam thënë hajde tek shtëpia e Klodit të jap unë shapka të tjera. Sapo është futur në oborr i kam thënë duke e mashtruar hajde lexo letrat që vëllai im tjetri Alberti ka shkruar dhe të ka dedikuar ty.

Vajza ka patur frikë se mos ishte Klodi brenda por unë e kam qetësuar që mos të kishte frikë. Sapo vajza është futur brenda, Klodiani dhe Floriani që ishte fshehur pas dere e kanë dhunuar. Unë kam filluar të qaj dhe në këtë moment kam marrë fëmijën e mitur dhe jam larguar. I pranishëm në banesë ka qenë dhe babai im rreth 70 vjeç i cili ishte në gjendje të dehur. Më vonë mësova nga nëna e 16-vjeçares se vajzën e kishte shpëtuar Ligori, vëllai i Florianit. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...