“Kam parë Pashkon që është shtrirë në tokë’/ Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës: Nuk kam dëgjuar krisma…

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës që u qellua per vdekje mbrëmjen e se henes pranë banesës së tij.

Mësohet se bashkëshortja e Ujkës ka deklaruar para bluve se nuk ka kuptuar asgjë dhe se nuk ka dëgjuar zhurmë, por thjesht bashkëshorti i saj ka rënë në tokë papritur.

“Nuk kam parë asgjë dhe as nuk kam dëgjuar krisma. Kam parë Pashkon që është shtrirë në tokë. Nuk kemi asnjë konflikt apo përplasje”, ka thënë bashkëshortja e Ujkës në dëshminë paraprake para hetuesve në lidhje me atentatin ndaj të shoqit.

Nga informacionet deri më tani, mësohet se policia po heton në dy pista. Pista e parë është ajo që lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës ndërsa pista e dytë e hetimit ka të bëjë me disa borxhe që ai ka akumuluar ndër vite.

Ndaj 64-vjeçarit është bërë disa herë atentat. Në një rast mësohet se kanë qëlluar në ajër në afërsi të banesës së tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...