“Ishte e paralajmëruar” Ekzekutimi i Pashko Ujkës, ish-drejtori i Policisë bën deklaratën e fortë

Atentati ndaj Pashko Ujkës është një akt mafioz, por është faji i policisë që ngjarja nuk ishte parandaluar. Kështu u shpreh ish-drejtori i policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj.

Hajdarmataj, tha se viktima kishte një të kaluar ku ishte përfshirë në konflikte, pasi i ishin bërë dy atentate më parë, dhe sipas tij policia duhet të jetë prezentë në monitorimin e territorit dhe në marrjen e informacionit për të arritur që të parandalojë ngjarje të tilla. Ish-drejtori i policisë tha se policia e Shtetit është kthyer në një postier, duke u mbingakruar më punë që nuk i takojnë dhe zhvendos vëmendjen nga fokusi kryesor që ka për të monitoruar terrenin.

‘Jemi në një situatë që aktualisht po dominon kri mi. Këto kohët e fundit jemi mësuar, kemi parë ngjarje që ndodhin tamam të tipit mafioz. Deri në këto rrethana, unë do ta konsideroj mafioze, se autori ka qenë i sigurt me veprimet e tij. Pistat e hetimit mund t’i ngremë mbi të kaluarën e viktimës, i kujtojmë të shkuarën, duke i bëjmë një farë penalizmin të ndjerit, pa pasur gjë në dorë.

Nëse ka pasur konflikte, ku është policia?! Policia duhet të jetë prezentë, në aksion. Nuk mund të dalim e të bëjmë kronologjinë e viktimës. Pasi këto pista na bëjnë me dije se ka pasur problematike, por nëse i është rrezikuar jeta e ka pasur atentate dhe më parë ku është policia për të parandaluar ngjarje të tilla.

Këtu është faji i plotë i policisë për sa i përket punës për parandalim. Policia duhet të jetë më prezentë në thithjen dhe përpunimin e informacioneve. Nëse ka një punë të mirëfilltë mendoj se kjo ngjarje shkon drejt zbardhjes. 

Policia nuk monitoron territorin. Policia shqiptare është kthyer në postier, dhe harron të merret me kri met. Nuk është e vëmendshme në kontrollin e territorit.’- tha Hajdarmataj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...