Futen në fuqi masat e reja anti-C0VlD, ja çfarë do ndalohet tashmë

Qeveria e Kosovës po diskuton për masat e reja Anti-CO VID. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se këto masa do të miratohen së shpejti dhe do të zbatohen nga të gjithë.

Ndonëse situata me pan deminë është e qetë, masat mbrojtëse po vlerësohen të rëndësishme për të menaxhuar gjendjen me pandeminë. Zëdhënës për informim në MSh kanë thënë për Express se do t’ua propozojnë Qeverisë disa masa të reja bazuar në situatën epidemiologjike në rajon.

Qeveria e Kosovës po mban mbledhje elektronike ku po diskutohet për masat e reja Anti-CO VID.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të vazhdoj të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa, qytetarët do të vazhdojnë të mbajnë edhe më tej maska.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar që çdo person që hyn në Kosovë duhet të ketë certifikatën e vaksinimit të plotë ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për CO VID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

Ndërsa, shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë 2.1 deri 2.3 dhe kërkojnë të hyjnë në te rritorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

Sipas MSH’së, obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga CO VID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

Po ashtu, obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

Zëdhënës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë sot për Express se do t’ua propozojnë Qeverisë masat e reja bazuar në situatën epid emiologjike në rajon.

Sipas tyre, këto masa pritet të miratohen së shpejti dhe të zbatohen nga të gjithë.

“Disa masa të reja do të propozohen nga MSh për Qeverinë, bazuar në situatën epid emiologjike dhe rre ziqet që mund të vijnë edhe nga varienti Omicron, dhe ato pritet të miratohen së shpejti dhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Zbatimi i masave me korrektësi dhe vak sinimi janë aktualisht rruga që duhet ndjekur për të parandaluar përkeqësimin e situatës”, është thënë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se sistemi shëndetësorë në Kosovë është i mobilizuar për t’u përballur me çfarëdo varianti në teren.

“Është e drejtë që kur në cilindo kontinent apo shtet shfaqet ndonjë variant i ri, situata të trajtohet me seriozitet dhe sistemi të mbahet i mobilizuar në maksimum për t’u ballafaquar me çfarëdo skenari në terren. Këtë po e bën edhe sistemi shëndetësor në Kosovë, me të gjitha kapacitetet që i ka”, thuhet tutje nga kjo ministri.

Përndryshe, në media u raportua se propozimi i masave të reja do t’i bëhet qeverisë sot.

Për këtë, nga Ninistria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë informata, mirëpo, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Express se ende nuk janë informuar për ndonjë takim në lidhje me masat e reja.

Ai ka thënë se janë të njoftuar se takimi do të mbahet këtë javë, por që ende nuk kanë marrë ndonjë informatë për ditën e kohën.

Përndryshe, ai ka thënë se MSH e qeveria mund të marrin masa të reja edhe pa u konsultuar me ta.

“Unë pak mëherët shikova email’in dhe nuk kisha marrë asnjë njoftim për takim. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se takimi do të mbahet këtë javë. Besoj që masat do të jenë të njëjta. Ne ende nuk jemi informuar për takimin”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Kosova po regjistron shifra të ulta të infektimeve me COVID-19, ndonëse situata në rajon paraqitet krejtësisht ndryshe.

Ekspertë të shëndetësisë kanë paralajmëruar rëndim të gjendjes me pandeminë.

Dy ekspertët austriak të shëndetësisë, Stefan Thurner dhe Peter Klimek në një shkrim të publikuar në “DerStandard”, kanë thënë se Kosova tashmë e ka kaluar valën e saj të katërt, mirëpo sipas tyre, mund ta paguaj me çmim të lartë pandeminë.

“Në fund të gushtit, kur incidenca në Austri ishte ende mjaft e ulët në rreth 140, me një mesatare shtatëditore prej 1000 rastesh për milion banorë, atje numëroheshin më shumë infeksione se kurrë më parë. Shembulli i Kosovës tregon kaq qartë. Vdekshmëria e tepërt atje në fund të shtatorit – të dhënat më të fundit të disponueshme nga kjo pikë në kohë – ishte mbi 160 për qind.

Kjo do të thotë: në atë moment kohe, më shumë se dy herë e gjysmë njerëz vdiqën në Kosovë sesa do të pritej të vdisnin në një vit normal. Ata gjithashtu vdiqën sepse kaq shumë njerëz që u infektuan në të njëjtën kohë sa që sistemi ishte i mbingarkuar”, ka shtuar Klimek.

Vende të rajonit, si Shqipëri, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi tashmë që një kohë po regjistrojnë shifra të larta të infektimeve me CO VID-19.

Një gjendje më e rëndë po paraqitet nga shtetet si Gjermania, Holanda e Britania.

TE TJERA

spot_img