Besonte se kishte blerë “Porsche”, por shoferi zbulon detajin shokues

Pronarët e kësaj makine luksoze me shumë siguri do skuqen në fytyrë kur të mësojnë Porsche Cayenne e tyre nuk është aspak aq e përsosur sa ata mendonin.

Ndërsa ishte mbërthyer në trafikun e dendur, një shofer vuri re se makina luksoze para tij kishte një të metë të vogël, por mjaft të rëndësishme.

Emri i markës së makinës së zezë SUV e cilia kushton diku mes $ 94,000, ishte shkruar gabim. Në pjesën e pasme të makinës, ku ndodhet edhe logoja shkruhej ‘Porshce’ dhe jo ‘Porsche’.

Nëse pronari i makinës ishte në dijeni të gabimit apo jo, këtë nuk e dimë. Një zëdhënës i Porsche Australia tha për Daily Mail se kompania ishte shumë e sigurt se drejtshkrimi i gabuar i simbolit nuk ishte një gabim prodhues.

Ai u shpreh:

Vëmendja jonë ndaj detajeve dhe kontrollit të cilësisë është i pakalueshëm në asnjë mënyrë, kështu që nuk mund të parashikoj që të ndodhë. Në fabrikën në Gjermani, një nga gjërat kryesore që kontrollojmë është se të gjitha simbolet janë të sakta”.

Vetëm për të qenë të sigurt, shoferët që kanë një Porsche Cayenne ndoshta duhet të marrin një moment për të kontrolluar dy herë simbolet e makinës së tyre për gabime drejtshkrimore të mundshme.

TE TJERA

spot_img