Atentati ndaj Pashko Ujkës, kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin…

Të tjera detaje janë mësuar nga atentati ndaj ish-deputetit dhe ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Burime për Klan News bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë në disa pista. Përveç pistës së hetimit për borxhet dhe konflikte që mund të ketë pasur më herët, hetimet janë shtrirë tek pista e tjetërsimit të pronave në Velipojë.

Ndërkohë mësohet se autori i aktit është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Deri tani mësohet se kamerat kanë fiksuar siluetën e një personi që largohet me vrap mes rrugicave pas ngjarjes.

Autori dyshohet se është i ri në moshë. Sot janë duke këqyrur kamera të tjera sigurie për të gjurmuar itinerarin e lëvizjes së tij, të cilat mund të ndihmojnë dhe zbulimin e autorit.

Klan News raporton se autori është larguar në këmbë dhe deri tani nuk vërtetohet të jetë ndihmuar nga persona të tjerë apo të ketë përdorur mjete për t’u larguar./tvklan.al

TE TJERA

spot_img