Zbardhet Shqipëria, në cilin qytet nisin reshjet e para të borës

Kukësi është zgjuar mëngjesin e sotëm i zbardhur nga bora.

Reshjet e para kanë nisur në në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje e Topojan, ku edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sjellë kështu zyrtarisht dimrin.

Deri në këto momente, nuk raportohen problematika apo ndërprerjeve të energjisë elektrike. Dëborë ka rënë edhe në malin e Gjallicës. Sakaq, qyteti i Kukësit në 24 orët e fundit është përfshi nga moti i keq me reshje shiu të dendura po pa sjellë problematika.

Situata në Kukës sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës është i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar. Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ka patur rënie inertesh në disa segmente rruge por si rezultat i punës së bërë nga kontraktorët që kanë në performancë këto rrugë është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin.

Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

TE TJERA

spot_img