Xhensila Myrtezaj në një intervistë të pazakontë me kunatën, në fund ajo i bën …

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj u rrëfye sot tek ” Jeto me orën” përballë moderatores dhe njëkohësisht kunatës së saj Ana Kallaku.

Në një intervistë të pazakontë u duk se Xhensila u ndje si në shtëpi. Ajo u ndal jo vetëm tek karriera në muzikë por edhe tek sipërmarrja e saj më re që lidhet me bukurinë dhe estetikën.

“U bëra pjesë e kësaj sipërmarrja sepse ka diçka shumë të fortë që e lidh muzikën artin dhe të bukurën së bashku. E quajta ‘Sila’ është emri im shkurt Sila. Të gjithë në fëmijëri më thërrisnin Sila” u shpreh Xhensila.

Ajo ndër të tjera tregoi se gjithashtu kjo sipërmarrje ishte një ëndërr e fëmijërisë.

“Kur isha e vogël dhe shikoja mamin tim që nuk blinte kremra për lëkurën, mendoja se kur të rritesha do të hapja një linjë kremrash ku mami mund të kishte sa të donte. Me këtë projekt kam dashur të sjell risi në vendin tonë dhe një standard të ri dhe jo vetëm në vend por edhe në rajon” u shpreh Myrtezaj.

Përtej punës Xhensila u pyet nga Ana sesi e gjen një balancë mes kaq shumë angazhimesh dhe familjes.

“Ndihem shumë fajtore më tepër më vajzën I kam marrë kohën e saj, por po punojë fortë që të paktën t’ia shpërblej asaj sadopak këtë lumturi të madhe që më ka sjell në jetë, ajo është frymëzimi im për gjithçka. Kam ndryshuar shumë që kur erdhi ajo në jetë” u shpreh Xhenslia.

Madje ajo u surprizua nga Ajka në studio me anë të një videomesazhi. Përsa i përket Ajkës ajo tregoi se Ajka është një fëmijë shumë i ndjeshëm dhe hiperaktiv dhe ende nuk e gjejnë dot se kujt i ngjan më tepër.

Xhensila zbuloi edhe një nga projektet e saj në muzikë.

“Së shpejti vjen një projekt i imi me Klajdi Harunin është një bashkëpunim, është gati thjesht po pres kohën që kur ta nxjerr ta shijoj edhe vetë” u shpreh këngëtarja.

Në përfundim të intervistës ajo nuk mund të ikte pa u pyetur nga kunata e saj sesi u ndje në këtë intervistë.

“Unë gjithmonë të kam thënë Ana që je një talent në televizion dhe gjithmonë kam këmbëngulur që të jetë pjesë e televizionit pasi je shumë e talentuar” përfundoi Xhensila.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...