Ujka u qëllua në sy të saj, bashkëshortja: S’dëgjova gjë, vetëm kur e pashë në tokë!

Gruaja e Pashko Ujkës nga dëshmia paraprake që ka bërë pranë Policisë së Shkodrës ka konfirmuar se për atentatin e 64-vjeçarit është bërë me silenciator.

 

Në rrëfimin e saj, ajo është shprehur se nuk ka kuptuar asgjë pasi teksa po ecnin në këmbë rrugës për në shtëpi. Por në një moment, ajo tregoi se pa të shoqin të binte përtokë,

 

por duke qenë se kohët e fundit Ujka kishte pasur probleme shëndetësore ajo kishte menduar se nuk ishte ndjerë mirë.

 

“Isha me të. Nuk dëgjova gjë, por vetëm e pashë në tokë kur ktheva kokën. Ishte mbuluar me gjak,”-tregoi ajo.

TE TJERA

spot_img