Gruaja shqiptare braktis 2 fëmijët e mitur për të jetuar me të dashurin. Gjendet nga policia…

A mundet që një nënë të iki, të humbasë gjurmët duke lënë dy fëmijë të mitur për një të dashur? Me sa duket mundet.

Policia ka dhënë informacion zyrtar për gjetjen e 26-vjeçares që u denoncua e zhdukur nga familjarët, por që rezultoi se ishte larguar me dëshirë dhe kishte nisur një jetë të re me të dashurin.

Në një njoftim, policia bën me dije se për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.

Njoftimi i policisë: Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa. Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26-vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.

Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.

Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan. Materialet i kaluan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...