U MBAJTËN PENG NGA PIRATËT, BAB E BIR NGA SHKODRA KTHEHEN NË SHQIPËRI, FAMILJA PAGOI SHUMËN E MAJME PËR LIRIMIN E TYRE

Pas disa muajsh heshtje në lidhje me një ngjarje të dhjetorit të vitit të kaluar, Fax News ka mësuar se Mark dhe Ndoj Shytani, babë e bir, të deklaruar si pengje të piratëve në Nigeri, janë rikthyer në atdhe. Burime bëjnë me dije se ata ndodhen në Tiranë dhe i janë rikthyer aktivitetit të tyre si punonjës të një servisi.

Të njohurit e tyre rrëfejnë se janë paguar një shumë e konsiderueshme parash në rrugë private për të bërë të mundur lirimin e Mark dhe Ndoj Shytanit nga pengmarrja e piratëve në Nigeri. Nga ana tjetër atë pretendojnë se shteti shqiptar nuk bëri asgjë konkrete për t’i nxjerrë nga kurthi që iu ishte ngritur, rrëfen për Fax News një i afërm.

“Kanë qëndruar rreth 4 muaj në Nigeri, i kanë lëvizuar sa në një vend në një tjetër për të mos rënë në gjurmë. Janë trajtuar mirë, nuk janë goditur dhe ka pasur ushqim e veshmbathje të rregullt ndaj tyre.

Janë zhvilluar negociata private dhe është rënë dakord që kundrejt një vlere të konsiderueshme parash, të liroheshin.

Shteti nuk bëri pothuejse asgjë. Asnjë reagim as publik as privat për ngjarjen. Ndoj dhe Marku nuk duan ta ndjekin këtë çështje pasi nuk i shohin ndonjë zgjidhje, çfarë ka ndodhur ka ndodhur”, shprehen te njohurit e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...